Site icon

Onana drejt Premier Ligës, Interi nis bisedimet me gardianin e kombëtares italiane

Duket se e ardhmja e Andre Onanës është larg Interit, me portierin kamerunas që ka pranuar të transferohet drejt Mançester Junajtid, teksa për t’u bindur kanë ngelur vetëm zikaltrit.

Këta të fundit nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë Onanën pa gjetur një zëvendësues si fillim, teksa kanë disa emra në listë.

I fundit është ai i Aleks Meret, i cili në sezonin e fundit me Napolin shkëlqeu.

Gardiani italian ishte një nga faktorët kyç për Napolin në fitimin e titullit dhe për këtë arsye Interi ka shfaqur interes për të.

Siç raportojnë mediat italiane, agjenti i Meret ka nisur kontaktet me nënkampionët e Europës dhe u shpreh se ende nuk ka asgjë konkrete, pasi Interi duhet të vendosë si fillim për të ardhmen e Onanës.

Exit mobile version