Detaje të reja janë zbarhdur nga skandali që ka përfshirë rrjetin mediatic shtetëror britanik, BBC, pasi një prezantues akuzohet se ka paguar një të mitur që t’I dërgonte foto seksuale.Sipas mediave vendase, policia ka nisur hetimet, teksa prezantuesi është pezulluar. Raportohet se menjëherë pas publikimit të rastit, ky person ka telefonuar sërish adoleshenten të cilën e paguante duke i kërkuar llogari se përse e bëri publike ngjarjen. Ai po ashtu, dyshohet se i ka kërkuar asaj që të bindë mamanë e saj që të mbyllte hetimet.Identiteti i prezantuesit edne nuk është bërë publik, teksa ai tashmë është pezulluar. Ai akuzohet se opaguante një adoleshente 17-vjeçare që t’i dërgonte foto nudo dhe video me përmbajtje seksuale sa herë që ai donte.
Paguante të miturën që t’i dërgonte foto nudo/ Prezantuesi i njohur nuk heq dorë: Telefonon vajzën dhe i kërkon…
