Site icon

Pako të zeza me kokainë “mbushin” bregdetin, peshojnë rreth 1200 kg dhe kapin vlerën e 42 milion paund

Pakot e drogës që u gjetën në një plazh në Aberystwyth kapin vlerën e rreth 42 milionë paund.

 

Një numër i madh çantash të zeza të lidhura me rripa plastik u gjetën nga kalimtarët në plazhin Tan-y-Bwlch më 1 tetor. Më vonë u gjetën edhe pako të tjera, të dyshuara me kokainë.

Policia tha se ngarkesa peshonte rreth 1200 kg dhe u kërkoi personave që mund të gjenin pako të tjera të mos i preknin, por të njoftonin menjëherë policinë.

“Besojmë se është kokainë me peshë rreth 1200 kg. Kjo sasi do të kishte një vlerë me shumicë prej rreth 42 milionë paund”, u tha në një deklaratë.

Exit mobile version