Këto janë pamjet e rënda që vijnë nga vendngjarja ku ka ndodhur aksidenti i rëndë pak minuta më parë në afërsi të mbikalimit të Saukut.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një viktimë dhe një të plagosur rëndë.
Dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të madhe. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.