Site icon

Pamjet e frikshme/ Tragjedia me rreth 141 të vdekur, momenti kur shembet ura! Qindra njerëz bien në ujë

Search and rescue work is going on as a cable suspension bridge collapsed in Morbi town of western state Gujarat, India, Monday, Oct. 31, 2022. The century-old cable suspension bridge collapsed into the river Sunday evening, sending hundreds plunging in the water, officials said. (AP Photo/Ajit Solanki)

Ky është momenti kur shembet ura në Indi, ku humbën jetën rreth 141 persona. Pamjet e frikshme janë regjistruar nga një kamera sigurie. Në video, ura shihet duke u lëkundur pasi shtyhet me duar nga personat mbi të, që injorojnë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen.

Disa sekonda më pas, ura shembet dhe pothuajse gjithë njerëzit bien në lumë.

Shumica e viktimave janë gra, fëmijë dhe të moshuar. Mediat lokale raportuan gjithashtu se numri i të shpëtuarve ka arritur në 177.

“Disa fëmijë po shijonin pushimet e tyre në Diwali dhe kishin ardhur në zonë si turistë. Ura u shemb sepse kishte shumë njerëz në të”, tha një nga dëshmitarët okularë për Reuters.

Autoritetet vlerësojnë se rreth 500 njerëz, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, ishin mbi dhe rreth urës, duke marrë pjesë në një festë fetare, kur kabllot që e mbanin atë u shkëputën.

 

 

 

Exit mobile version