Sipas MeteoAlb, paraditja do te jetë në ndikimin e kthjellimeve. Ndërsa në orët në vijim do të ketë vranësira në zonat lindore, por, mundësia për reshje është shumë e ulët.
Parashikohet që orët e mbrëmjes të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike për zonat malore, ndërsa bregdeti do të vijoj me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 17°C në zonat malore deri ne 37°C në zonat e ulta.

