Partizani do të luajë një miqësore luksi ndaj Romës. Në datën 12 gusht, të kuqtë do të presin në “Air Albania” të besuarit e Murinjos, teksa përgatitjet për këtë takim kanë nisur prej ditësh.
Veç ndeshjes në “Air Albania”, do të jetë i ftuar edhe këngëtari i njohur, Noizy i cili do të performojë para fillimit të takimit. Ndërkohë, klubi ka përzgjedhur pikërisht këngën “Medaljoni” të këngëtarit, për të bërë edhe video-promon e ndeshjes.
“Kemi dy dekada n’lojë, s’keni ça na boni”, është një nga vargjet e këngës së përdorur në video-promo. Ndeshja miqësore do të luhet në datën 12 gusht në stadiumin “Air Albania” dhe për këtë takim, kanë dalë në shitje edhe biletat.