Partizani luan këtë javë një ndeshje të rëndësishme ndaj Valmieras në Ligën e Konferencës, por edhe një sfidë të rëndësishme për imazhin e klubit kryeqytetas. Skuadra e Zekiç përballet në një miqësore luksi me Romën e Zhoze Murinjos, në stadiumin ky italianët fituan trofeun e Ligës së Konferencës.
Një aktivitet i cili padyshim do të tërheqë vëmendjen në kryeqytetin shqiptar, ndërsa parashikohet që stadiumi të ketë një numër shumë të madh tifozësh të pranishëm për këtë miqësore të rrallë për klubet shqiptare, për më tepër në vendin tonë.
Për të gjithë ata që nuk mund ta ndjekin në “Air Albania”, sfida do të transmetohet edhe në RTSH, për të përcjellë emocionet e këtij evenimenti që për verdhekuqtë mund të jetë thjesht ndeshja e radhës përgatitore për sezonin, por për klubin shqiptar padyshim diçka më shumë.