Site icon

Pas kërcënimit se do të tërheqë ofertën, bordi drejtues i Twitter i rekomandon aksionerëve të shesin kompaninë tek Elon Musk

Bordi drejtues i kompanisë Twitter, i ka rekomanduar aksionerëve të pranojnë ofertën prej 44 miliardë dollarësh të Elon Musk për të blerë platformën e rrjeteve sociale.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar mëngjesin e sotëm, bordi ra dakord unanimisht që t’i propozojnë aksionerëve shitjen e kësaj kompanie me 54.20 dollarë për çdo aksion.

Sipas Daily Mail, një vendim i tillë ka ardhur pasi Elon Musk ka kërcënuar se do të tërhiqet nga oferta dhe se do të prishte marrëveshjen paraprake nëse nuk merrej një vendim sa më parë.

Një datë për votën e aksionerëve nuk është caktuar ende, por marrëveshja e bashkimit përfshin një afat deri në 24 tetor për të përmbushur marrëveshjen.

Musk përsëriti dëshirën e tij për të ecur përpara me blerjen  e Twitter, pavarësisht se çmimi i aksioneve të kompanisë, janë më të ulta sesa oferta e multimiliarderit. Të martën në Forumin Ekonomik të Katarit në një intervistë me Bloomberg, Musk renditi miratimin e marrëveshjes nga aksionarët si një nga disa ‘çështje të pazgjidhura’ që lidhen me marrëveshjen me Twitter.

Exit mobile version