Site icon

Pas kritikave Angela Merkel shpreh solidaritetin e saj me Ukrainën

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur atë një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe shprehu solidaritetin e saj me Ukrainën dhe mbështetjen e saj për veprimet e Berlinit dhe partnerëve të saj, shkruan Reuters.

Merkel është shprehur se nuk do të ofronte këshilla por ajo mbështeste përpjekjet e qeverisë gjermane për ‘ti dhënë fund kësaj lufte barbare’ tha një pjesamarrës në ngjarjen ku ishte e ftuar dhe ish-kancelarja gjermane, po sipas Reuters.

Duke folur rrjedhshëm rusisht, pasi u rrit në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, Merkel është kritikua nga SHBA dhe të tjerë për mbështetjen e saj për tubacionin e planifikuar të gazit Nord Stream 2, i projektuar për të dërguar gazin rus direkt në Gjermani, projekt i cili është anuluar nga pasardhësi i saj, kancelari aktual Olaf Scholz.

Edhe pse Merkel, një konservatore, dha një deklaratë të shkurtër menjëherë pas pushtimit të Rusisë në shkurt, duke thënë se nuk kishte asnjë justifikim për shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar, por heshtja e saj që atëherë është kritikuar.

Aktori Ulrich Matthes, një mik i Merkelit, e mbrojti atë, duke i thënë revistës Stern këtë javë se lufta e shqetësonte atë, por ajo nuk donte të përfshihej.

Duke u përballur me kritikat se Gjermania po bën shumë pak për të ndihmuar Ukrainën, Scholz deklaroi ditën e djeshme se do ta furnizonte Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T.

Po dje  komisioni gjerman parlamentar i buxhetit i hapi rrugën një fondi të planifikuar prej 100 miliardë eurosh për të forcuar ushtrinë gjermane.

Exit mobile version