Site icon

Pas Tiranës! Rritet çmimi i biletës së urbanit në Vlorë

Rritet me 33% çmimi i biletës së shërbimit urban në Vlorë.

Këshilli Bashkiak i Vlorës miraton sot kërkesën e firmës private që administron shërbimin urban. Qytetarët e Vlorës nga nesër biletën që paguanin 30 lekë do e paguajnë 40 lekë.

Kërkesa e përfaqësuesit të Firmës Private është miratuar nga këshilltarët pa kërkuar afate për ta diskutuar si pikë.

Çmimi është bërë i njëjtë me atë që qytetarët shqiptarë paguajnë në Tiranë.

Exit mobile version