Site icon

“Pasagjeri i dyshuar” alarmon aeroportin e Athinës, avioni kthehet mbrapsht i shoqëruar nga dy F -16

Një alarm u aktivizua mbrëmjen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Eleftherios Venizelos” për dy fluturime njëri drejt Nju Jorkut dhe tjetri drejt Dubait pasi kishte informacione nga CIA për praninë e një pasagjeri të dyshimtë me origjinë arabe.

Mediat greke shkruajnë se oficerë të policisë, përfshirë njësia e antiterrorizmit, si dhe të sigurisë së aeroportit u alarmuan.

Pas alarmit, fluturimi për në Dubai u bllokua për disa orë dhe avioni ashtu edhe pasagjerët e tij iu nënshtruan kontrolleve rigoroze të sigurisë.Pas verifikimeve nuk u identifikua asgjë e dyshimtë.

Fluturimi EK209 për në Nju Jork u urdhërua të kthehej në Athinë për t’iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë pasi ai ishte larguar tashmë dhe po fluturonte mbi Itali kur erdhi alarmi.

Avioni – shpjegon faqja – u urdhërua të fluturonte ekskluzivisht mbi det dhe u shoqërua nga dy luftëtarë F-16 të Forcave Ajrore të Athinës.

Alarm për terrorizëm në qiejt e Europës, Franca mbyll hapësirën dhe avioni kthehet prapa
Në momentin kur italianët raportuan praninë e një të dyshuari në bord avioni fluturonte mbi Sardenja.

Italia i ka sinjalizuar Francës alarmin se ka mbyllur hapësirën ajrore dhe kështu fluturimi i Emirates, pasi ka bërë disa xhiro në veri të Sardenjës, ktheu mbrapsht itinerarin. Për sa kohë qëndroi në hapësirën ajrore italiane, avioni u monitorua dhe pilotët të cilëve nuk iu kërkua ulja

Exit mobile version