Site icon

Pëkeqësohet gjendja shëndetësore e Xhanluka Vialit, nëna e tij niset drejt Londrës

Bota e futbollit është në ankth për Xhanluka Viali. Kreu i delegacionit të Kombëtares kampione të Evropës dhe krahu i djathtë i trajnerit Roberto Mançinit ndodhet në spitalin e Londrës për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.Nëna e tij Maria Teresa u largua menjëherë nga Kremona për në Angli.

Ish-sulmuesi që ka luajtur për Sampdorian, Juventusin dhe Çelsin prej pesë vitesh po lufton me kancerin e pankreasit dhe tani ndodhet në klinikën ku kishte kryer dy cikle kimioterapie.

Exit mobile version