Site icon

Pele: Dashuria për futbollin është më e madhe se eliminimi

“Kërcimtarët” e futbollit, Brazili, edhe në Botërorin e Katarit nuk ia dolën të vendosin diktatin e tyre përgjatë turneut, i cili do të korrespondonte me rikthimin e trofeut në shtëpinë e tyre.Pesë herë kampionët e Kupës së Botës iu nënshtruan kroatëve me fatin e keq pas gjuajtjeve të penalltive në fazën çerekfinale, por ikona e arritjeve historike të Brazilit, Pele, ka dashur ta zbusë dhimbjen në zemrat e çdo tifozi brazilian, madje duke përdorur fraza me ndikim emocional, sidomos ndaj një vendi që fle dhe jeton me futbollin.

PELE – “Jeta është një mundësi dhe kjo do të thotë që të gjithë duhet t’ia kuptojmë vlerën përgjatë çdo sekonde. Gjithsesi, ky nuk nënkupton se ne mund të arrijmë çdo gjë që dëshirojmë. Humbja është pjesë e jetës dhe ne duhet të mësohemi dhe të jetojmë me të, nëse vërtetë duam të reflektojmë. Disfatat kanë krijuar perandori më të fuqishme, e cila mund të jetë shembulli më i pasur për të motivuar në çdo fushë të jetës, aq më shumë popullin tonë, i cili jeton me futbollin. Çdo ditë që kalon ne fillojmë një udhëtim të ri dhe në këtë cikël ne ushqejmë ëndrra që nuk vdesin kurrë, pavarësisht nga pengesat e rrugëtimit. Pavarësisht dhimbjes në eliminimin e Botërorit, u kërkoj brazilianëve të kujtojnë se çfarë na shtyu të kishim pesë yjet në gjoks. Është dashuria ajo që na lëviz. Nuk e di pse jemi kaq të çmendur pas futbollit. Ndoshta është dashuria për luftën kundër varfërisë, urisë dhe drogës, të cilën futbolli e transformon në formën më të pastër të dashurisë, ndjesinë e të qenit vetvetja, pasqyrimin e anës më të mirë mbi lojën më popullore në këtë rruzull. Virtytet e sportit identifikojnë vlerat më të arrira tek individi, grupi, komuniteti apo populli. Ne, në këtë moment e kemi larguar, prandaj i bëj thirrje tifozërisë t’i mbështesë këta djem. Nëse duam të rikthehemi sërish në majë, aty ku e kemi vendin dhe na takon, kjo mund të vijë vetëm nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe besojmë në sukses. Termi më korrekt për ta përmbyllur këtë mesazh është dashuri, dashuri dhe vetëm dashuri, populli dhe krenaria ime, Brazili i dashur”, përfundoi 82-vjeçari me mesazhin e tij në “Instagram”.

Exit mobile version