Site icon

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, nëse socialistët sigurojnë votat sot, Ilir Meta shkarkohet

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë sot, më 9 qershor 2021, seancën e jashtëzakonshme për shkarkimin ose jo nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Nëse socialistët sigurojnë shumicën e votave, atëherë Ilir Meta do të jetë Presidenti i parë i Republikës që shkarkohet nga detyra.

Kjo është gjithashtu hera e parë që ndaj një Presidenti ndërmerret një veprim i tillë dhe do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë nëse Ilir Meta shkarkohet.

Nëse deputetët votojnë me shumicë votash pro shkarkimit, atëherë çështja i kalon Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm ajo mund ta japë verdiktin final. Do të jenë 7 anëtarët e Kushtetueses që do të legjitimojnë ose jo vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Të premten, 28 Maj, Komisioni Hetimor i ngritur për Metën, hartoi raportin final me të gjitha shkeljet e pretenduara dhe ia dërgoi atë Kuvendit. Sot, në seancën e jashtëzakonshme do të votohet pikërisht ky raport dhe deputetët do të vendosin nëse shkeljet janë vërtet të rënda dhe do votojnë pro shkarkimit, apo do ta lënë Metën në detyrë.

Pavarësisht thirrjeve të Komisionit Hetimor për të dëshmuar, Presidenti nuk mori pjesë dhe e konsideroi atë ilegjitim, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, sipas raportit voluminoz prej më shumë se 50 faqe, Presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit janë shprehur pro raportit final.

Exit mobile version