Site icon

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje të dashurën e tij/ Krimineli fiton lirinë pas 6 muajsh burg për t’u bërë ushtar

Presidenti rus Vladimir Putin ka liruar i ka dhënë lirinë një të riu, i dënuar me 17 vite burg për përdhunimin dhe torturimin brutal të të dashurës së tij, në mënyrë që ai të luftojë në Ukrainë.Vrasësi Vladislav Kanyus, 26 vjeç, u lirua pasi vuajti më pak se një vit nga dënimi i tij për vrasjen e egër të të dashurës së tij, të cilën e përdhunoi dhe torturoi për rreth 3 orë e gjysmë një vit më parë.Ai, si shumë kriminelë rusë, është liruar dhe hequr nga burgu për të luftuar në vijën e frontit të Ukrainës, me Putin që i ka dhënë dritën jeshile lirimit të qindra njerëzve.

Kanyus torturoi për vdekje të dashurën Vera Pekhteleva, 23 vjeç, pasi ajo i kërkoi të ndaheshin. Ai e mbajti peng në shtëpinë e tij, ku e përdhunoi disa herë, e po ashtu e goditi 111 herë me thikë.

26-vjeçarit iu dorëzua një armë dhe veshja ushtarake, ndërsa pritet që pas shërbimit të tij në luftë, ai të lirohet nga të gjitha akuzat dhe të dalë nga burgu.

Exit mobile version