Site icon

Përdhunuesi Pëllumb Salillari, me “çek” në dorë për të shpëtuar nga “KQZ” Hajdarin e Kuçovës

Pasi ministri Bledar Çuçi, tha se Hajdari i Kuçovës është i ndershëm e nuk duhet sulmuar, Shefi Komisariatit të Kuçovës, trafikanti Ermir Gërxhani, ka nisur kërcënimet ndaj banorëve të Lumasit që e kallëzuan Hajdarin në SPAK, duke u bërë presion të tërheqin kallëzimin…

Pasi krye bashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, iu zbulua dënimi në Greqi, të cilin nuk e kishte deklaruar, ai tha se nuk e dinte që ishte dënuar, ndërsa Bledar Çuci, Blendi Klosi e Taulant Balla i dolën publikisht në mbrojtje.

Ndërsa këta i bënë mbrojtje politike, oligarku përdhunues Pëllumb Salillari, është vënë në lëvizje me “çek” në dorë, duke sekserizuar e kontaktuar në qarqet e larta të politikës, KQZ-së e drejtësisë, për të mbrojtur dhe shpëtuar Hajdarin e Kuçovës.

Salillari i ka kërkuar bosit të tij Edi Rama, që të “gëlltisë” mashtrimin e Kreshnik Hajdarit me fshehje të dënimit në Greqi, dhe të mos e heq si kandidat për krye bashkiak të Kuçovës.

Po kështu, ka nisur kontaktet me krye-komisionerin e KQZ, Ilirjan Celibashi që e ka nga zona e tij dhe klient apartamenti të vajzës, për të mos e ç’regjistruar Hajdarin e Kuçovës si kandidat, megjithëse ka shkelur Kodin Zgjedhor, duke deklaruar të dhëna personale të rreme.

Pas kallëzimit penal që kanë bërë banorët e Lumasit në Kuçovë, për të marrë të pandehur krye bashkiakun që fshehu dënimin, ka informacione se oligarku Pëllumb Salillari, ka trokitur me “çek” në dorë edhe te klientët e tij në SPAK, që Hajdari i Kuçovës të mos procedohet penalisht.

Efekti i çekut të Salillarit, do duket te fakti, nëse Babloku dhe Celibashi KQZ nuk do ta ç’regjistrojnë Kreshnik Hajdarin si kandidat për Bashkinë e Kuçovës, ndërsa Altin Dumani i SPAK, nuk do t’i pezullojë kandidimin dhe nuk do ta marrë të pandehur.

Për Salillarin, krye bashkiaku Hajdari është shumë i rëndësishëm, mbasi bashkë kanë vjedhur 2 milionë Euro në fondin 3.6 milionë Euro të ujësjellësit fantazmë të Lumasit, si dhe kanë bërë letrat false për grabitjen e ujit të Kanionit Sinec, ku Salillari do ndërtojë fabrikë uji.

Për këtë ujësjellës e shkatërrim të zonës Park i Mbrojtur Natyror Sinec; të kallëzuar në SPAK nga banorët e Lumasit para 1 viti, oligarku Salillari e ka shpëtuar nga burgu Hajdarin e Kuçovës, për të cilin thuhet se ka paguar 300 mijë Euro te pazarxhinjtë e SPAK-ut.

Tani duhet të paguaj përsëri, që ta mbrojë Hajdarin e Kuçovës në PS e KQZ, për të mos e ç’regjistruar si kandidat; dhe në SPAK për të mos e marrë të pandehur, për veprën penale mashtrim e falsifikim në formularin zyrtar të vetë-deklarimit, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Skandal tjetër është ky: Pasi Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, tha në media se Hajdari i Kuçovës është i ndershëm e nuk duhet t’i bihet më qafë; Shefi Komisariatit të Kuçovës, krye trafikanti Ermir Gërxhani, ka filluar kërcënimet ndaj banorëve të Lumasit që kallëzuan krye bashkiakun në SPAK, duke u bërë presion të tërheqin kallëzimin./Pamfleti

Exit mobile version