Pak ditë më parë nga ana jonë është publikuar me fakte se si gjyqtari Enkel Peza, në mënyrë kriminale, është bërë palë me krimin e organizuar, dhe ka favorizuar në mënyrë të hapur bandën e hipotekës Vlorë, nga e cila vuajnë me mijra qytetarë.
Ky gjyqtar matrapaz, i drejtësisë së re, është bërë palë me hajdutin Helidon Gjikoka, i cili tashmë me sforco, është lënë në burg, nga ky gjyqtar i inkriminuar, i cili na prezantohet si e ardhmja e drejtësisë së re.
Në datë 13.03.2022 Gjyqtari Peza, në emër të gjykatës, ka dalë në deklaratë për media, dhe kërkon përgënjeshtrim, dhe reklamon faktin se ai është i ndershëm dhe me demek ka bërë namin, dhe se ka lënë një hajdut në burg.
Me bujë të madhe po ju themi se hajduti Helidon Gjikoka, është në burg jo se e la gjyqtari Peza, por vepra e tij (hajdutlliku), dhe publikimin e lajmit të bujshëm se gjyqtari Peza, ka lënë një hajdut në burg, duket si një çudi e madhe, pasi ky gjyqtar matrapaz pak ditë më parë ka favorizuar në mënyrë kriminale bashkpuntorët e hajdutit.
Por nga ana jonë po ju publikojmë dhe një herë se si ky gjyqtar matrapaz, ka favorizuar krimin duke pushuar akuzën për bashkpuntorët e Gjikokës, gjyqtari matrapaz, me një deklaratë për media do të na hedhin hi syve, duke e shfajsuar veten, me argumentin se ka lënë në burg hajdutin.
Por gjyqtari ka pushuar akuzën për një seri bashkpuntorësh përfshi këtu dhe dy organizatorët, bashkpuntorë, të cilët janë ish-drejtori i hipotekës Ardian Musta, dhe ish-shefi i legalizimeve Adiseldo Rrapaj.
Ardian Musta dhe Adisldo Rrapaj, akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës pasi të dy këta punonjës shtetëror, kanë shqyrtuar të dyja praktikat për legalizmin e objekteve në emër të Helidon Gjikoka dhe Ilir Koka, të dy këta punonjës janë njohur me Lejen e ndërtimit të vitit 2010 Bashkisë Himarë dhë me AMTP-në e shetasit Ilir Koka, por nga veprimet del e qartë që nuk i ka mare parasysh këto dokumeta, pjesë të dosjeve të legalizmit , të cilat mund të pas sillnin një konflikt në vijimesi dhe vjedhjen e pronës .
Pra me djeni të plotë që pasuria objekt legalizimi ka qënë në emër të Ilia Koka, këta dy punonjës në mënyrë korruptive kanë favorizuar hajdutin Helidon Gjikoka, por ky fakt nuk përbën vepër penale për gjyqtarin Peza, i cili po në mënyrën më korruptive ka pushuar akuzat duke u bërë palë me hajdutët.
Peza i Vlorës, u përdor si kamikaz nga grupi hipotekor i tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shqipërisë, duke çuar drejt një kolapsij tëg qëllimshëm çështjen e Helidon Gjikokës, Ardian Mustës dhe personave të tjerë që janë marë të pandehur në këtë dosje.
Gjyqtari teksa e zvariti çështjen pas 5 muaj duke mos nxjerë seancë, u bë një trup me të pandehurit, duke I marë provat (eurot) dhe vendosur pushimin e akuzave penale për pjesën më të madhe të zyrtarëve të marë të pandehur në këtë dosje.
Peza, mbylli sytë ndaj provave, dëshmive dhe fakteve të tjera që kishte mbledhur prokuroria e Tiranës dhe ajo e Vlorës, për grupin më të tmershëm të falsifikimit të dokumentave të pronave në bregun e Vlorës.
Dosja e manipuluar në mënyrë tëg qëllimshme nga gjyqtari Peza, ka minuar sistemin e pavarësisë së gjyqësorit dhe aq më tepër që kjo dosje ishte bërë publike në media serioze, duke faktuar një për një shkeljet e personave të marë të pandehur.
Redaksia jonë rendit sot një nga provat kryesore të manipulimit dhe që nuk u bë shkak i vlerësimit nga gjyqtari Peza, ishin pikërisht dy akt-ekspertimet të qëndrueshmërisë konstruktive së objekteve, me cila nga hetimet e kryera nga prokuroria Vlorë dhe Tiranës, ka rezultuar si e falsifikuar.
Ky akt-ekspertim është depozituar në ASHK-në Vlorë dhe sipas përmbajtjes së tij, është kryer nga ekspertja, Alda Qira.
Por hetimet kanë provuar të kundërtën, pasi është pyetur ekspertja, Alda Qira, ajo ka deklaruar se është njohur me këtë akt dhe nuk është përpiluar dhe firmosur nga ana e saj.
Nga lista e dokumenteve që Helidon Gjikoka dhe avokati Ariton Kasaj kanë paraqitur në organet shtetërore për të kaluar kompleksin “Ambel” në Dhërmi në emrin e Gjikokës, është paraqitur edhe ky akt ekspertimi mbi qëndrueshmërinë konstruktive të objektit.
Akti i ekspertimit i vitit 2018 është paraqitur sikur është hartuar nga Alda Qira (Kurti). Në 15 dhjetor të vitit 2020, Alda Qira (Kurti) është pyetur në prokurori për aktet e hartuara nga ajo, pjesë e dosjes së tjetërsimit të pronës.
Mes të tjerave, inxhinierja ka deklaruar se:“…u njoha me aktet e vëna në dispozicion dhe bindjet them se këto akte, nuk janë punuar nga ana ime, për me tepër nuk kam qene asnjëherë për inspektim të këtyre objekteve të cilët pasqyrohen në akte…”.
Gjithashtu ekspertja thotë ndër të tjera se:”…dua të shpjegoj se edhe në strukturë janë akte, të cilat nuk janë punuar nga ana ime, megjithëse janë munduar t`i kopjojnë…”. Inxhinierja, ka deklaruar se:”…edhe numrin e licencës së saj, e kanë shënuar gabim…”.
Megjithatë, edhe pse dy dokumentet konfirmojnë përtej çdo dyshimi falsifikimin e akteve, gjyqtari Enkel Peza, ka rrëzuar dosjen dhe ka çliruar nga akuza Helidon Gjikokën dhe grupin e tij të falsifikimit.
Gjyqtari Peza, qorrazi dhe në mënyrë të qëllimshme dhe i ndikuar nga paratë e krimit, ka rrëzuar dhjetëra fakte duke manipuluar çdo dyshim të arsyeshëm për këtë çështje.
Një tjetër fakt i pakontestueshëm është dhe leja e ndërtimit e lëshuar nga bashkiaj Himarë në emër të shtetasit Ilir Koka, I cili rezulton të jetë dhe pronarij legjitim i spërfaqes së truallit prej 1430 metra në Gjilekë tëg Dhërmiut.
Po kështu, Ilir Koka, është pronar edhe i objekteve të kompleksit “Ambel Beach”.
Kjo lejë ndërtimij në emër tëg Ilir Kokës, është depozituar pranë ALUIZNI-t Vlorë, nga shtetasi Helidon Gjikoka, si provë kryesore që vërtetonte pronësinë e objekteve.
Por zyrtarët e hipotekës dhe ALUIZNI-t në Vlorë, Adiseldo Rapaj dhe Ardian Musta, kanë vendosur ti legalizojnë dhe rregjistrojnë në hipotekë pronën, në emër të Helidon Gjikokës.
Mjaftonte vetëm pohimi i inxhinjeres topografike Alda Qira, për të kuptuar gjyqtari Enkel Peza, shkeljet abuzimin dhe korrupsionin që është bërë me këtë çështje.
Për këtë shkelje dhe për këto abuzime, organi i akuzës ka vendosur pak kohë më parë të merte të pandehur bandën e falsifikimit të dokumentave të pronave në Dhërmi të Vlorës.
Aktualisht gjyqtari Peza është duke u hetuar nga “ SPAK” dhe së shpejti pritet të arrestohet.
Në ditët në vijim, do sjellim fakte të tjera që bien ndesh me vendimin korruptiv të gjyqtarit Enkel Peza.