Site icon

Përmbysje spektakolare, Mançester Junajtid nxjerr Barcelonën edhe nga Liga e Europës

Dështimi në Ligën e Kampioneve shoqërohet edhe me dështimin në Ligën e Europës për Barcelonën. Katalanasit janë mposhtur sot me përmbysje nga Mançester Junajtid dhe i kanë dhënë lamtumirën edhe këtij turneu.Pas barazimit 2-2 në sfidën e parë, gjithçka ishte e hapur për kthimin në Angli dhe vendasit u dukën më kërkues në minuat e para. Por një penallti e Levandovskit përmbysi tablonë dhe i dha qetësi Barcelonës, e cila uli ritmin duke lënë vendasit rrallëherë t’i afroheshin portës.

Aktivizimi Antoni në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka pasi Mançester Junajtid u bë thumbues duke kërkuar dhe gjetur shpejt golin me anë të Fred. ”Djajtë e kuq” nuk u ndalën por sulmuan pareshtur derisa gjetën barazimin me anë të Antoni. Më pas, ata ishin të aftë të mbronin me rregull dhe të merrnin një fitore me përmbysje që i kalon mes 16 më të mirëve të turneut, teksa nxjerr jashtë Barcelonën.MANÇESTER JUNAJTID-BARCELONA 2-1
47′ Fred, 73′ Antoni / 18′ (p) Levandovski

Exit mobile version