Site icon

Personazhi i dytë në planet më i ndjekur në Instagram, fotoja e Mesit me kupën e Botërorit bën namin

Të gjithë sytë e botës, pasditen e së dielës ishin te finalja e madhe Argjentinë-Francë, që përfundoi me triumfin e kombëtares “albiçeleste”.Leo Mesi u bë personi i dytë në planet me mbi 400 milionë ndjekës në Instagram, duke iu bashkuar rivalit të vjetër Kristiano Ronaldo, i cili ka 518 milionë ndjekës. “Pleshti” shtoi pesë milionë ndjekës të dielën dhe 20 milionë gjatë 30 ditëve të fundit, sipas “Social Blade”, një platformë analitike e mediave sociale.Menjëherë pas triumfit në Botëror, Mesi postoi një foto festive të tij duke mbajtur mbi kokë Kupën e artë të Botës.Postimi u pëlqye nga 50 milionë njerëz në 20 orët e para dhe është gati të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për pëlqimet në Instagram me një postim, që është 56 milionë në një postim të një veze të vitit 2019.

Mesi tashmë kaloi postimin që mbante vendin e dytë, një foto e tij dhe Ronaldos duke luajtur shah në një reklamë të Louis Vuitton muajin e kaluar.

Ylli argjentinas ka fituar më shumë se 1.2 miliardë dollarë gjatë karrierës së tij nga rrogat, shpërblimet dhe trashëgimia e tij si futbollisti më i madh në botë do ta mbajë atë si një futbollist popullor kur të mbyllë karrierën e tij përgjithmonë, pjesërisht falë atyre 400 milionëve ndjekësve.

Exit mobile version