Mbrëmjen e djeshme Donald Veshaj me rastin e përvjetorit të 3-të të lidhjes me Bora Zemanin, mori një pako me biskota dhe e hodhi përtej murit të shtëpisë në mënyrë që ta merrte Bora. Para se ta bënte këtë veprim, ai hoqi varësen që kishte në qafë dhe e vendosi brenda pakos.
Teksa hidhte varësen, pakon jashtë murit, Arbana e garantoi se produksioni do të kujdesej t’ia dërgonte zonjushës (Borës).
Mesa duket, dhurata ka rënë në dorë të Borës dhe kjo e fundit ka ndarë foto jo vetëm me pakon e biskotave, por edhe me varësen në qafë. Krahsa fotos që ka postuar ajo shkruan: “Fundjavë të ëmbël”.