Argjentina zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kuraçaos këtë të martë në darkë, duke fituar me shifrat e thella 7-0. Lionel Mesi ishte protagonisti absolut me 3 golat e tij në këtë duel, por gjithsesi ka gjetur mënyrën se si të bëjë të lumtur portierin kundërshtar.Eloi Rum, portieri i Kuraçaos, ka qenë fatlumi mes 23 lojtarëve që ka marrë në fund të sfidës fanellën e numrit 10 të Argjentinës. Mediat argjentinase kanë zbuluar se para sfidës, të 23 lojtarët e përfaqësueses kundërshtare i kishin kërkuar Mesit fanellën e tij, pro në fund ishte portieri ai që e mori në mbyllje të takimit.Lojtari i cili luan në MLS me Kolumbus, ishte shumë entuziast pas sfidës, edhe pse e mbylli me një thes me gola. “Fanella e Mesit është me të vërtetë speciale. Është e pabesueshme, është një ëndërr që bëhet realitet. Të gjithë janë tifozë të Mesit dhe tani unë kam luajtur kundër tij:”, tha portieri për mediat pas ndeshjes, duke mos ngurruar të tallej se do të flinte me atë fanellë.
Pësoi tre nga Mesi por fitoi garën me të gjithë shokët në kombëtare. Portieri nuk e fsheh emocionin: Ëndrra ime u bë realitet

