Site icon

PL i kërkon KQZ-së çregjistrimin e kandidatit për Kuçovën, Kreshnik Hajdari, i dënuar me 4 muaj burg në Greqi

“Bashkë Fitojmë” i ndërtuar mes Partisë së Lirisë dhe Rithemelimit, kërkon verifikimin e pastërtisë së figurës për kryetarin aktual të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Përmes një dokumenti prej 3 faqe, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka kërkuar zyrtarisht verifikimin e figurës së këtij funksionari dhe kandidati të Partisë Socialiste në Kuçovë.

Kërkesa, ka marrë shkak pas denoncimit të publikuar në 30 Mars 2023 në “Ora News”, ku televizioni raportoi i pari fshehjen e dënimit me 4 muaj burgim të Kreshnik Hajdarit. Në kërkesën drejtuar dy institucioneve të rëndësishme thuhet se:

Dokumentat bashkngjitur

 Xerox Scan_04042023124459

 

“…ky vendim penal i formës së prerë, pavarësisht veprës dhe masës së dënimit të përmbajtur në të, duhet të ishte deklaruar nga subjekti i vetëdeklarimit Kreshnik Hajdari. Aq më tepër se sikundër rezulton edhe nga përmbajtja e vendimit, ai ka qenë prezent në marrjen e tij dhe rrjedhimisht ka marrë dijeni në mënyrë të menjëhershme lidhur vendimin dhe përmbajtjen e tij….

Por kjo kërkesë nuk është e vetmja që depozitohet në KQZ kundër Kreshnik Hajdarit.

Pasi rreth 120 banorë të fshatit Lumas në Kuçovë, pak ditë më parë ju drejtuan me një kallëzim penal prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar fillimin e ndjekjes penale për akuzën e “Falsifikimit të formularëve” ndaj Kreshnik Hajdarit.

Njëherësh banorët e Lumasit, ju drejtuan dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar heqjen e mandatit dhe ndërprerjen e kandidimit për funksionarin e PS, Kreshnik Hajdari.

Sipas dy kërkesave, të depozituara në KQZ dhe prokurori, funksionari publik është përgjigjur me “jo” pyetjeve të formularit të vetëdeklarimit “A keni qenë ndonjëherë në hetim apo ne gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?” dhe “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale”, rezulton se ai nuk ka deklaruar se ndaj tij ka patur hetim, ndalim, apo gjykim nga autoritetet ligj zbatuese Greke.

 

Gjithashtu funksionari i është përgjigjur me “Jo” pyetjeve të formularit të vetdeklarimit “A është caktuar ndaj jush ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, në fuqi ose jo?”, dhe “A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj”, rezulton se ai nuk ka deklaruar se ndaj tij ka patur masë shtrënguese e sigurisë personale apo masë dëbimi.

Por ky vendim i gjykatës së Fajit në Janinë, tregon se Kreshnik Hajdari është dënuar në vitin 1999 me 4 muaj burgim për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Por për shkak të moshës së tij të mitur, gjyqtari Grek Nikolaos Raptis, ka konvertuar dënimin me burg në një dënim me 1500 Dhrahmi për Kreshnik Hajdarin.

Exit mobile version