Site icon

Plagosen tre persona në Ksamil, një prej tyre niset drejt Tiranës, detajet e para

Tre persona janë plagosur ditën e sotme në Ksamil,

BalkanWeb mëson se të plagosurit janë Adriatik  Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti .

Mësohet se të tre personat janë konfliktuar me disa shtetas të tjerë. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet për të cilat ka ndodhur ngjarja.

Bëhet me dije si i plagosur Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Sarandës.

 

 

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.

 

Exit mobile version