Site icon

“Plakushi” Ronaldo nuk ngopet, pritet të jetë titullar në dy takimet e radhës për të shënuar edhe më shumë

Kristiano Ronaldo ka përpara tij dy ndeshje kualifikuese për të vazhduar të shtojë gola në rezymenë e tij të gjerë. Kaq ka mjaftuar që, Roberto Martínez, të mos hezitojë aspak për të përdorur me minutazh të zgjatur kapitenin portugez kundër Lihtenshtejnit dhe Islandës.

Veterani ka shënuar 9 gola në këtë fushatë kualifikuese pothuajse perfekte për Portugalinë (24 pikë, tetë fitore në 8 takime, me 32 gola të realizuar dhe vetëm dy të pësuar) dhe përpara tij qëndron vetëm belgu Romelu Lukaku me 10 rrjeta.

Ambicia e “CR7”-ës, lakmia për të thelluar rekordet e tij duket se nuk kanë për të ndalur kurrë. Në vizitën në Lihtenshtejn dhe kundër Islandës në shtëpi, Kristiano mund të thellojë rekordet e tij të golave me fanellën e Portugalisë. Sulmuesi nga Madeira nuk dëshiron pushime dhe në moshën 38-vjeçare është i fokusuar të shënojë më shumë gola me kombëtaren e tij.

Roberto Martínez e di dhe nuk priten surpriza në dy ndeshjet e ardhshme. Kristiano do të jetë pjesë e lojës në aspiratën e tij për të arritur sa më shpejt golin 900 në karrierën e tij profesioniste.

Lojtari aktual i Al-Nasr në Arabinë Saudite numëron 127 gola në 203 ndeshje me “Seleçao”-n. Sulmuesi portugez ka grumbulluar 41 gola në fazat e ndryshme kualifikuese të kampionateve europianë që ka luajtur, pothuajse dyfishi i ndjekësit të tij më të afërt. Robi Kin shënoi 23 gola për Irlandën.

Herri Kejn dhe Robert Levandovski kanë shënuar nga 22 përkatësisht për Anglinë dhe Poloninë. Në kualifikueset e fundit (për Kampionatin Europian 2020), Kristiano shënoi 15 gola dhe në këtë ka 9 dhe me synimin për të arritur kuotën me dy shifra këtë të enjte ndaj Lihtenshtejnit në Vaduz.

Exit mobile version