Plas sherri mes banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe të eliminuarve që ndodheshin në studio. Këngëtari Sabian është përplasur me aktoren Monika Lubonja pasi kjo e fundit nuk e shpëtoi nga nominimi balerinin Ilir Shaqiri. Në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi, por edhe në studio.
DISKUTIMET BRENDA dhe JASHTË SHTËPISË:
Sabiani: Monika po unë të lashë amanet. Ato pësh-pësh që na bëjë tek veshi. Sa herë kemi rrezikuar për të dalë vetëm nga ty? O Monikë po të vjen fundi, do të rrish deri në finale kjo është strategjia jote. Mos i tradhëto njerëzit që të kanë dhënë mbrojtje.
Monika: Më vjen keq që…O Donald të lutem!
Donald: Po ça janë këto. Ndjehet mirë ajo dhe duhet të jetë gjë e keqe?
Arbana Osmani: Çfarë ka të keqe? Edhe nëse ndryshon dikush pozicionin çfarë të keqe ka. Cili është problemi?
Monika: Sabian t’i hedh kategorisht poshtë këto. Ti ke qenë këtu e ke parë shumë mirë që kur kanë ardhur çunat më ka ardhur buzëqeshja. Të lutem! Të dish të falësh është e rëndësishme.
Sabiani: Shoku nuk tradhëtohet! Unë e ndjej kështu.
Monika: O Sabian të lutem. Ju lutem në fund të kësaj loje të madhe të mbetemi njerëz. Nëse e kam falur Donaldin, në momentin që e fala, duhet t’ja pres kokën prapë. Jo të lutem shumë Arbër!
Balina Bodinaku: Nuk ke pse justifikohesh për njerëzit që rri aty brenda. Ka një ndryshim tek ty, por s’ke pse justifikohesh.
Meridiani: Monika mund të rrijë me kë të dojë, por mendimet të mos i thotë nën zë.