Site icon

Plas sherri / Anëtarja e Asamblesë së PS i zbulon Brisida Shehajt kohën kur i shtronte me llapë rrugën Veliajt

Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, tashmë drejtoreshë e Ora News, ditën e djeshme rrëfeu se ka qenë që fëmijë pjesë e PS.

Ndër të tjera, Shehaj zbuloi se nuk e kishte votuar kurrë Veliajn si kryebashkiak pasi sipas saj, ky i fundit nuk kishte një program. Ndërsa kryeministrit Rama, ia kishte dhënë me bindje të plotë votën por sot mesa duket, është penduar edhe pse siç tha ajo, vijon të mbetet e majtë.

Ndërkaq, anëtarja e Asamblesë së PS, Anila Çobani, një nga gratë më aktive në këtë parti, ka shpërthyer keq ndaj Shehajt.

“Për kë pjellë foli kjo…gjuhëtarja pa gjuhë, por me llapë ?! Si ka mundësi që kjo s’ka votuar Kryetarin e Bashkisë kur me llapë i shtronte rrugën nga shkalla e parë e PS deri në shkallën e fundit! Si merr guximin dhe flet për taksat kur mori postin dhe drejtoi me taborin e më të korruptuarve që gjeti! Për kë teater të vjen keq ty moj… teatërmadhe?! Po Teatri nuk luhet me mesazhe telefonash qe s’di as t’i lexosh, por me AKTORË E NDËRTESA DINJITOZE!! Po për cilën strategji ekonomie flet ti kur në kohën tënde, strategjitë i trumpetove duke i mbyllur me thënien legjendë: KU QËNDRON PROBLEMI KËTU?? Qëndron tek ty dhe ata që të përdorin, me apo pa jargë!”, shkruan Çobani.

Exit mobile version