Në kuadër të operacionit policor të koduar “HESHTJA” u vendos edhe sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme, një pallat 7-katësh në qytetin bregdetar dhe njëkohësisht u arrestua dhe shefja e IMT SarandëRomina Pulaj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore 3-mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan në flagrancë shtetasja: Romina Pulaj, 31 vjeçe, me detyrë kryeinspektore e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.
Polica ka favorizuar dhe ka lejuar të ndërtojnë pa leje disa subjeket te tjerë të cilët janë Rasti i bërë publik nga ana e portalit infront.org ka nxjerr në pah hirarkinë e krimit në këtë instituicion.
Por ajo që do të publikohet ditën e sotme është fakti se Romina Pulaj ka pasur dy lidhje intime në institucionin e bashkisë Sarandë .
Lidhja intime e parë ka qënë me vartësin e saj Inspektorin e “IMT” Sarandë Martin Arapi të cilët në momentin e arrestimit nga policia, në kuadër të operacionit ‘Heshtja’ , mesnatën e datës 22 shkurt, Pulaj ndodhej në shtëpi nën shoqërinë e vartësit të saj, Martin Arapi.
Sipas informacioneve policore çifti ka qenë i zhveshur në momentin kur policia ka trokitur në derë. Ata kanë kërkuar dy minuta kohë për të hapur derën, sa të visheshin.
Policia i ka vendosur prangat shefes Romina Pulaj. Tre ditë më vonë, pasi Pulaj është marrë në pyetje, dhe prokuroria ka kërkuar arrestimin e vartësit të saj Martin Arapi.
Ashtu ai ndaj shefes së tij, edhe mbi Arapin rëndon e njëjta akuzë, ajo e shpërdorimit të detyrës duke lejuar ndërtimin e objektit në kundërshtim me ligjin.
Në momentin e arrestimit shtetases Romina Pulaj, I është sekuestruar telefoni nga oficerët e policisë Gjyqësore,dhe nga kqyrja e tij ka dalë në pah dhe një lidhje e dytë e saj me titullarin e Bashkisë Sarandë.
Nga kqyrja e telefonit rezulton se Romina Pulaj, ka pasur një lidhje rozë edhe me Kryetarin e Bashkisë Sarandë Ardian Gurma, një lidhje kjo shumvjeçare dhe në shkelje të hapur me ligjin për konfliktit të interesit.
Nga informacione të marra nga policia sarandë Rezulton se lidhja e Romina Pulajt ishte paralele me të dy, si me Martin Arapin dhe me kryetarin e bashkisë Ardian Gurma.
Në vijim do të publikojmë mesazhet HOT midis shefes së IMT Romina Pulajt dhe kryetarit të bashkisë Ardian Gurma