Site icon

Plasi në Lumas Kuçovë, rifillojnë protestat kundër kryetarit të bëshkisë Kreshnik Hajdari dhe oligarkut Salillari

Në Lumas të Kuçovës fillojnë sërish protestat, kundër shoqërisë Salillari dhe kryetarit të bëshkisë Kreshnik Hajdari.

Kreshnik Hajdari, kreu i bashkisë Kuçovë, i cili favorizoi në mënyrë të pastër oligarkun Pëllumb Salillari. Kryetari i bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, është kallëzuar në SPAK nga banorët e fshatit Lumas, të bashkisë së Kuçovës, pas konflikteve që kanë lindur lidhur me ndërtimin e ujësjellësit mbi kanionin e lumit Sinec, Zonë e Mbrojtur.

Janë 123 banorë që kanë firmosur një kallëzim, duke kërkuar nga SPAK, hetimin e kryetarit të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi, dhe ndërtuesin e punëve publike, Pëllumb Salillarin.

Banorët akuzojnë se janë dhënë rryshfet në SPAK nga Salillari për të shpëtuar nga prangosja e tij dhe e Kreshnik Hajdarit.

Protestuesit hedhin akuza të forta mbi veprime korruptive të kryera midis kryetarit të bëshkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe oligarkut Salillari.

Vijon …………………

Exit mobile version