Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar e revoltuar për vrasjen monstruoze të vogëlushit 8-vjeçar në Fier nga një 38-vjeçar.
Në orët e vona të mbrëmjes që lamë pas, përmes një postimi në rrjetet sociale Xhunga ngre shqetësimin sesi po degradon shoqëria shqiptare.
“Sot ndodhi nje tragjedi, e cila nuk ishte as rast, as fat i keq. PLASI QELBI I NJE SHOQERIE TE GANGRENIZUAR. E dini kur dhemballa gangrenizohet, nuk dhemb. Thjesht depoziton qelb qe nje dite te vret. Tani, ne as programacionin nuk nderrojme, ne parlament e media, aq te pandjeshem jemi ndaj gangrenizimit te shoqerise shqiptare. Dhe pastaj pyesim , po pse ikin keta nga Shqiperia? Keta kane dhe rroga te mira???!!!! U prehsh ne paqe i vogel. I vogli ti”, shkruan Xhunga.