Nuk mund të mungonin polemikat në përfundim të supersfidës mes Juventusit dhe Interit që përfundoi në barazim 1-1.
Disa shkëndija mes lojtarëve në fushë dhe një vendim arbitri qe ka ngjallur rrjetet sociale dhe kampin bardhezi. Tifozët bardhezinj pretendojnë se goli i Lautaros erdhi pas një faulli të padhënë të Darmian ndaj Kiezës.
Sipas bardhezinjve, mbrojtësi i Interit shkaktoi faull ndaj futbollistit të Juventusit, duke i vendosur duart në fytyrë dhe duke i penguar rrugën, por ky aksion nuk u vërshëllye nga gjyqtari, teksa menjëherë më pas nisi kundërsulmi i Interit që u konkretizua me gol nga sulmuesi argjentinas.

