Site icon

“Play Off” Champions/ 8 gola në 3 ndeshje, shkëlqen Ikardi. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën mbrëmjen e sotme 3 duelet e para të vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Kampionëve ku u regjistruan në total 8 gola. Spikat triumfi në transfertë i Gallatasarait në transfertë ndaj norvegjezëve të Moldes me rezultatin 2-3.Protagonist në këtë duel ishte sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi, që arriti të shënonte në minutën e 29-të si dhe asistoi te goli i fitores i shënuar në minutën e 90+3. Ish-kapiteni i Interit, është shndërruar në një lider te skuadra turke, duke dhënë një kontribut të çmuar te kampionët.  

Ndërkohë në duelet e tjera, Braga mposhti me rezultatin 2-1 Panathinaikosin në sfidën e zhvilluar në Portugali, teksa përballja tjetër mes Makabi Haifa dhe Jang Bojs përfundoi në barazim pa gola. 

Vlen të theksohet se duelet e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave.  

REZULTATET: 

MOLDE – GALLATASARAI 2-3 

BRAGA – PANATHINAIKOS 2-1

MAKABI HAIFA – JANG BOJS 0-0 

Exit mobile version