Site icon

Po bën sezon fantastik me Juventusin, mesfushori i bardhezinjve përfundon në radarët e gjigantit anglez

Adrien Rabio po bën një sezon fantastik me Juven, falë natyrisht edhe punës së shkëlqyer që ka bërë trajneri Alegri me të, duke i ndërruar pozicion në fushë, por mbi të gjitha duke i dhënë më shumë lirshmëri taktike.

Dhe 10 golat e tij sezonale sigurisht që joshin shumë klube, aq më tepër duke ditur se ai është në skadencë kontrate me Juventusin.

Nëse Barcelona, Junajtid, Arsenal e PSG kanë kohë që janë vënë në radhë, së fundmi Liverpuli po provon parakalimin, me klubin e kuq që ka bërë gati edhe një bonus prej më shumë se 10 milionë eurosh, vetëm që ai të firmosë dhe të luajë në “Anfield Road”.

Exit mobile version