Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj Adis Patushi po presin të bëhen prindër të një djali. Shtatzënia e Fifit befasoi të gjithë pasi çifti nuk kishin shumë kohë që njiheshin me njëri-tjetrin.
Gjërat mes tyre po shkojnë për mrekulli dhe Fifi është shumë gati për të shijuar epitetin nënë. Përmes një bisede me ndjekësit e saj, artistja zbuloi se pritet që brenda pak ditësh bebi të vijë në jetë.
Kohë më parë në media u përfol se çifti kanë zgjedhur emrin NINO për të voglin e tyre.