Site icon

Po shkëlqen me Bajernin, drejtuesit i vendosin ultimatum Nagelsmanit për yllin gjerman: Gjithmonë titullar

Xhamal Musiala ka marrë rolin e personazhit kryesor në “Allianz Arena”, pas largimit të Robert Levandovskit. 19-vjeçari gjerman shikohet nga bordi si “guri” kyç për të arritur suksesin në vazhdimësi.Së fundmi sipas “Sport 1” Hasan Salihamixhç dhe Oliver Kahn kanë zhvilluar takime me trajnerin Julian Nagelsman rreth kësaj çështjeje.

Ata i kanë dhënë ultimatum 35-vjeçarit mbi prezencën e Xhamalit në çdo ndeshje të Bajernit që nga minuta e parë. Edhe pse Julian nuk e ka kursyer, iniciativa e mësipërme dëshmon qartë se sa reputacion ka fituar futbollisti me numër “42” në kampin e rekordmenëve.

Xhevairi i kampionëve në fuqi të Bundesligë në takimin e fundit prezantoi gjithë arsenalin driblues, duke marrë “zvarrë” thuajse gjithë ekipin e Volfsburgut në golin e tretë.

Përgjatë sezoni aktual 100 milionëshi i gjigantëve nga Mynihu (i vlerësuar sipas “Transfermarkt”) regjistron statistikat më të mira në karrierën e tij, ndonëse është ende në hapat e parë, e përkthyer me 14 gola dhe 10 asiste në 27 sfida të luajtura.

Exit mobile version