Site icon

Po transportonin 69 shqiptarë drejt Anglisë me anije peshkimi, arrestohen tre persona

Policia ka arrestuar tre persona, të cilët po kontrabadonin 69 migrantë shqiptarë nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar me një anije peshkimi. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga ka rënë një lituanez 34-vjeçar që jeton në Lambeth, një shtetas izraelit 32-vjeçar që jeton në Finchley dhe një shtetas letonez 39-vjeçar që jeton në Kent.

Anija kishte nisur nga zona e Ostendit të Belgjikës kishte brenda 69 pasagjerë shqiptarë, të cilët janë dërgaur në zyrat e migracionit.

Exit mobile version