Site icon

Portieri shënon gol nga porta në portë, ja pamjet që po bëjnë xhiron në rrjet

Portieri i Kobresal, Leandro Rekuena, ka arritur që të shënojë golin e tretë duke vulosur fitoren e ekpit të tij ndaj Colo Colo në Primera Division të Kilit.
Gabimi i portierit të Colo Colo, Brajan Kortes, ishte vendimtar në këtë rast, pasi ai rrëshqiti duke i dhënë mundësinë topit që të shkonte në drejtim të kuadratit. Ai ndodhej shumë metra përpara zonës së tij, krejtësisht i papërgatitur, kështu që topi përfundoi në portën e skuadrës së Colo Colo.

Exit mobile version