Site icon

Prag TRAGJEDIE/ Aksident i rëndë, 6 adoleshentët përplasin Lamborghini-n që morën me qira për mbrëmjen e maturës

Mbrëmja e maturës është kthyer thuajse në tragjedi për disa adoleshentë, të cilët janë përfshirë në një aksident të rëndë.Ngjarja ka ndodhur në Beckton, në Londrën lindore, ku një makinë luksoze Lamborghini u përplas me një furgon.Gjashtë të rinj, nxënës të një shkolle të mesme që po shkonin për në mbrëmjen e tyre të maturës u panë duke ecur me shpejtësi të lartë me makinën që e kishin marrë me qira, kur në një moment humbën kontrollin e mjetit,duke u përplasur. Fatmirësisht ata patën vetëm disa lëndime, teksa përplasja ishte e fortë, pasi mjeti u shkatërrua pltoësisht.

Exit mobile version