Site icon

Prapaskenat e merkatos/ Klop e dinte për largimin e sulmuesit nga Liverpuli, tani do ta bëjë vetë merkaton

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, do të ketë më shumë kontroll mbi merkaton këtë verë si pjesë e kontratës së re që firmosi në prill. Trajneri gjerman rinovoi në “Anfield” deri në vitin 2026, ndërsa kontratës së vjetër i kishin ngelur edhe dy vite.

Por tani mësohet se Klop ka fituar më shumë përgjegjësi në çështjet jashtë fushe, ndërkohë që “The Sun” zbulon gjithashtu se ai ka pasur dijeni që Sadio Mane do të largohej këtë verë përpara se Klop të firmoste rinovimin.

Por risia e kontratës është se pavarësisht se Liverpuli po e zëvendëson drejtorin sportiv në largim, Eduards, me Xhulian Uard, trajneri pritet të fitojë një rol më të rëndësishëm në biznesin e transferimeve dhe çështjet kontraktuale.

Përpara se Klop të firmoste, ai ishte gjithashtu në dijeni se Xho Gomez dhe Aleks Okslejd-Çembërlein do të largoheshin nga “Anfield” këtë verë.

Si rezultat, ai kërkoi garanci se do të kishte në dispozicion fondet e mjaftueshme për të zëvendësuar largimet.

54-vjeçari arriti gjithashtu të shkurtonte turin e fazës përgatitore të Liverpulit në 6 ditë, duke qenë se gjermani preferon të punojë më afër shtëpisë përpara sezonit të ri.

Exit mobile version