Site icon

Presidenti i SHBA-së Joe Biden mohon dështimin e tij në menaxhimin e variantit Omicron

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mohuar që administrata e tij e ka dështuar në përgjigjen e saj ndaj shfaqjes së variantit Omicron.

Ai i tha një rrjeti televiziv se “askush” nuk mund ta kishte parashikuar atë. Këshilltari i tij kryesor Dr Anthony Fauci ka thënë se ekspertët parashikuan variante.

Kjo vjen një ditë pasi Shtëpia e Bardhë zbuloi planet për të porositur 500 milionë teste të koronavirusit në shtëpi në rast mungese.

Ka pasur pritje të gjata për teste personale teksa afrohen Krishtlindjet.

Unë nuk mendoj se është një dështim,” tha zoti Biden në një intervistë me ABC News të mërkurën. “Unë mendoj se është – ju mund të argumentoni se ne duhet ta kishim ditur një vit më parë, gjashtë muaj më parë, dy muaj më parë, një muaj më parë.”

Presidenti demokrat tha se do të donte të “kishte menduar” për porositjen e 500 milionë kompleteve të testimit “dy muaj më parë”.

Të mërkurën, Neë York City regjistroi gati 29,000 raste të reja – një rekord i ri njëditor gjatë pandemisë dhe një kërcim 30% nga rekordi i vendosur në fillim të kësaj jave.

Exit mobile version