Site icon

Presidentja e KE jep mesazhin e rëndësishëm: Shqipëria e meriton që të anëtarësohet në BE!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi ditën e sotme gjatë konferencës me Ramën, se Shqipëria e meriton që të anëtarësohet në BE.

Sa i përket rimëkëmbjes, kemi investuar në një mënyrë të konsideruesshme. Shqipëria ka marrë grante dhe financime. Tani sytë duhet t’i hedhim drejt së ardhmes. Nuk bëhet fjalë për para por për financim. Ashtu si në BE, të rinjtë në Shqipëri meritojnë të ardhme të gjelbër dhe dixhitale. Ky është plani ynë i investimeve. Kemi vënë në tryezë 9 mld euro. Ju jeni ata që bëni propozime për projekte në mënyrë që ne të arrijmë dhe të sjellëim më shumë se 20 mld të tjera investime. Tanimë kemi investuar 500 mld euro, e kam kënaqësinë të them se do të investojmë edhe 600 të tjera. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin. Do të rehabilitojmë hekurudhën dhe Fierzën. Ju vetë i keni propozuar. Plani i investimeve do të krijojë vende pune. Pra të 6 partnerët duhet të ecin para, faleminderit që e mbështetët Procesin e Berlinit. Jam mbështetëse, ta dini që ne të na keni partner. Sa më i shpejtë procesi, aq më i shpejtë do të jetë integrimi në BE. Shqipëria e meriton të jetë dhe nuk ka asnjë pikë dyshimi. Ju e përmendet disa nga vështirësitë, unë jam e vendosur që kjo gjë të bëhet realitet. E kemi diskutuar në të shkuarën, dua shumë që ky proces të ecë para. Përmendët edhe një çështje tjetër, rajoni ka nevojë për bashkëpunim. Keni punuar për këtë çështje. Rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë është shqetësuese. Duhet dialog. Edhe BE u ndërtua në bazën e dialogut. Ky është një proces i gjatë që sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Në mbyllje e përgëzoj Shqipërinë në përparimin që ka pasur me reformën në drejtësi. Të mos harrojmë se çfarë është arritur në të shkuarën. Ju përgëzoj edhe në rrugën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Unë mirëpres punë të vazhdueshme. Me kënaqësi pres të takohemi në Samitin në javën e ardhshme në Slloveni. Unë dua që Shqipëria të mnarrë pjesë për të ardhmen e Europës.

Exit mobile version