Site icon

Presioni/ Erdogani kërkon ekstradimin e një personi të vdekur

BILD

Përpara se Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po u kërkon këtyre dy vendeve që të ekstradojnë 33 persona, të cilët Turqia i klasifikon si terroristë. Por lista nuk duket e përditësuar…

Në krye të listës: Mehmet Sirac Bilgin. Problemi është se doktori ka vdekur para shtatë vitesh.

Bilgin punonte në Suedi në Spitalin Universitar në Upsala si radiolog dhe publikonte edhe shkrime kurde në atë kohë. Në vitin 2017 ai ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë.

Djali i tij, Rehbar, tha: “Nuk jam shumë i çuditur që babai im është në listë. Megjithatë është absurde të kërkosh ekstradimin e një personi të vdekur”.

Rehbar Ilgin ishte 11 vjeç kur u arratisën në Suedi bashkë me familjen.

Babai i tij nuk ka qenë kurrë anëtar i organizatës terroriste PKK. Megjithatë ai ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kurdistanit.

“Babai im është arrestuar dhe torturuar në Turqi. E mbaj mend kur e kam vizituar njëherë në burg kur isha fëmijë dhe mezi e njoha. Ishte me shenja nga rrahjet dhe uria. Por ai mbeti politikisht aktiv dhe ishte shpesh i pranishëm në TV”, thotë i biri.

Një xhaxha i tij madje vdiq në burg.

Mehmet Sirac Bilgin ishte anuar i Parlamentit Kurd në Mërgim, sipas një përkujtimore të publikuar në median suedeze. Si gazetar megjithatë ai i ishte përkushtuar më shumë historisë së Kurdistanit.

Exit mobile version