Site icon

Pritet të shpallet kryeministre e Italisë/ Giorgia Meloni ‘kapet me mediat’ ende pa marrë detyrën: Mjaft më, vëreni shpirtin në paqe se…

Kryetarja e partisë së djathtë “Vëllezërit e Italisë”, Giorgia Meloni e cila pritet të shpallet kryeministrja e Italisë, është ndjerë e bezdisur nga titujt e mediave pak ditë pas rezultateve të zgjedhjeve që e nxorrën fituese koalicionin e qendrës së djathtë ekstreme.

 

Ajo ka reaguar në rrjetet sociale ndaj titujve të disa lajmeve në “La Stampa” dhe “La Repubblica”.

Sipas këtyre mediave, ka pasur një krisje të koalicionit ende pa nisur mirë qeveria.

Mediat italiane i janë referuar Melonit për deklaratat e saj kundër Mateo Salvinit.

Por Meloni i ka kthyer përgjigje mediave duke shkruar:

“Mjaft me genjeshtra. Më duket krejt surreale që disa njerëz publikojnë shpikje, me rindërtime krejtësisht arbitrare.

Vëreni shpirtin në paqe: qendra e djathtë e bashkuar ka fituar zgjedhjet dhe është gati të qeverisë. Jo më me mite”.

Exit mobile version