Konard Laimer do të jetë lojtari më i ri i Bajern Mynih në sezonin e ardhshëm. 25-vjeçari luan aktualisht në radhët e Lajpcigut, por dëshira e Nagelsmanit ka bindur Salihamixhiç të nxjerrë gjithë repertorin e tij diplomatik për të bindur austriakun të luajë në “Allianz Arena”.Oshilacionet e Pavarit mund t’i japin dritën jeshile të largimit nga ana e francezit pas nënshkrimit në fjalë. Laimer nuk është i panjohur te Bajerni, pasi Nagelsman e ka pasur nën urdhrat e tij gjatë kohës kur drejtonte “Demat” e Gjermanisë.
Konard në sezonin aktual e ka djersitur në 6 prezenca fanellën e Lajpcigut, por pa u evidentuar në asist apo gol në shërbim të ekipit. Interesant është se dueli i radhës për të do të jetë pikërisht ndaj Bajernit, e cila koincidon me nisjen e fazës së dytë.

