Victoria Beckham ka shqetësuar fansat së fundmi se martesa e saj me David Beckham mund të jetë në krizë– dhe gjithçka ka të bëjë me atë që duket të jetë një tatuazh që po hiqej.
Fansat e vunë re kyçin e VB-së këtë javë kur ajo bëri një tutorial të buzëkuqit të linjës së saj në Instagram, duke vënë në dukje se një pjesë e tatuazhit në kyçin e dorës dukej se ishte zhdukur pothuajse plotësisht. Bëhet fjalë për tatuazhin “DB”, inicialet e burrit të saj që ajo ka që nga 10 vjetori i lidhjes së tyre.
Nga video duket se tatuazhi është në proces heqjeje. Ende mund të shihen gjurmë e tij – por dukshëm është venitur.
Natyrisht, ky është parë si një shkak shqetësimi për disa fansa- kryesisht për shkak të dramës së fundit të tatuazheve të Sylvester Stallone por publiku mund të jetë duke reaguar në mënyrë të tepruar këtë herë.
Një burim i afërt me çiftin ka thënë për TMZ se nuk ka asnjë problem martesor mes të dyve. Thjesht së fundmi Victoria ka qenë duke hequr disa tatuazhe nga trupi i saj.
Plus, ajo dhe David u fotografuan javën e kaluar dorë përdore në publik.
Gjithçka ishte shumë zhurmë për asgjë.

