Të gjithë të punësuarit në fushën e IT-së do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore, pavarësisht deklaratës bruto të deklaruar. Projektligji për të ndryshuar ligjin e sigurimeve shoqërore tashmë është hedhur për konsultim publik nga qeveria. Qëllimi i këtij projektligji konsiston në mbajtjen e një shifre të caktuar të detyrimit nga punonjësit e IT-së për sigurimet shoqërore pavarësisht ndryshimeve në pagën bruto. Pra, punonjësit e teknologjisë dhe Informacionit do mund të kenë një lehtësi sa i takon detyrimeve shoqërore me detyrimin e vetëm, me pagë minimale, pra 40 mijë lekë.“Personat e punësuar me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas Ligjit Nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar”, lexohet në ndryshimet ligjore. Për konsultim publik është rihedhur edhe projektligji për moshën e tretë. Pensionistët e vetëpunësuar në sektorin privat, nuk do të paguajnë me kontributet e sigurimeve shoqërore. Qëllimi i këtij projektaktit, konsiston në përjashtimin e përfituesve të pensionit të pleqërisë të cilët vetëpunësohen në sektorin privat, pasi kanë fituar të drejtën për pension pleqërie, nga pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke qenë se atyre nuk u njihet si periudhë sigurimi koha e vetëpunësimit”, ndërkohë që paguajnë kontribute*, thuhet në relacionin e projektligjit.“Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, përfituesit e pensionit të pleqërisë që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat”, thuhet në ndryshimet ligjore.
Projektligji i ri, punonjësit e teknologjisë së informacionit do paguajnë kontribute vetëm për pagën minimale, përjashtohen edhe pensionistët që punojnë në privat
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/04/800-0-642bc118ed971.jpg)