Site icon

Prokuroria kërkon arrestimin e çunit të Arta Dades, ia mbath në Dubai, gati prangat për Gjebrean, aferë 5 milionë euro me telebingon

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e biznesmenit të “Telebingo Shqiptare”, Alban Dabulla, i cili është djali i Arta Dades.

Prapaskena mëson se Dabulla dyshohet si i përfshirë në një skemë mashtrimi me tatimet me vlerë rreth 5 milionë euro. Dabulla, nga frika e prangave ia ka mbathur në Dubai, ndërkohë që në rrezik janë edhe pozitat e A. Gjebreas.

Por, ditën e sotme, gjyqtarja Oltjona Goxha ka refuzuar arrestimin e Dabullës së bashku me 19 zyrtarëve të tjerë që punojnë në sistemin e Tatimeve dhe Agjensinë e Monitorimit të Lojrave të Fatit në Tiranë.

 

Gjyqtarja Goxha, e cila shumë dyshime se është “kapur”, ku për pasojë i ka lënë pa masë sigurimi të gjithë personat e proceduar për skandalin e mashtrimit financiar 3 milion euro.

 

Pavarësisht këtij vendimi që është totalisht në favor të personave të proceduar penalisht, Alban Dabulla, mësohet se është larguar nga Shqipëria, disa ditë para se vendimi të jepej nga gjykata.

 

Me sa duket biznesmeni i një sërë biznesesh në Tiranë dhe i lidhur ngushtësisht me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, i ka marë masat për ccdo situatë të pakëndshme që mund të sillte vendimi që do merte, gjyqtarja Oltjona Goxha.

 

Kjo e fundit në vendimin e saj, për refuzimin e caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg” për Dabullën dhe të tjerë, pranon faktin se biznesmeni i njohur që mbart dhe lidhje të forta politike, ka abuzuar rëndë me tatim-taksat, duke krijuar një skemë mashtruese.

Kjo skemë mashtruese me transaksione të dyshimta dhe fatura Tatimore, është kryer në kohë të ndryshme dhe ka sjellë një dëm financiar të buxhetit të shtetit, diku tek 3 milion euro.

 

Por edhe pse gjyqtarja Oltjona Goxha, pranon shkeljet e biznesmenit Dabulla dhe 19 personave të tjerë, ajo është e pafuqishme dhe refuzon të pranojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tyre.

 

Gjyqtja shprehet në vendimin e saj se personat në fjalë, nuk kanë rrezikshmëri shoqërore dhe nuk kanë asnjë interes e rrethana, për të ikur dhe shmangur hetimit që po kryen prokuroria e kryeqytetit.

 

Ndërsa nga ana tjetër e njëjta gjyqtare, miraton dhe kërkesën e dytë të ccuar nga prokuroria për ushtrimin e kontrollit fizik të zyrave të kompanive që amdministrohen nga Alban Dabulla dhe zyrave shtetërore ku punojnë zyrtarët e shtetit që janë bërë pjesë e kësaj skeme mashtrimi me tatimet.

 

Vendimi për kontrollin e ambjenteve të zyrave, pritet të ekzekutohet nga oficerët e policisë së Shtetit, ndërsa në ditët në vijim prokurori Leonard Filopati, pritet t’i drejtohet me një kërkesë apelimi gjykatës së Apelit Tiranës, duke kërkuar caktimin e “arrestit në burg” për Alban Dabullën dhe 19 zyrtarëve të tjerë.

 

Kërkesa e parë e rregjistruar në Gjykatë nga prokuroria u krye në datën 22 dhjetor 2021, kërkesë e cila sot u refuzua nga gjyqtarja Oltjona Goxha.

 

Sipas hetimit të prokurorisë së Tiranës që ka nisur mbi bazën e një materiali nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, vlerat financiare të detyrimeve nga Alban Dabulla, janë krijuar ndër vite duke filluar nga viti 2014. Ku në bilancin e shoqerisë “Telebingo Shqiptare”, rezulton një detyrim ndaj organeve tatimore prej 55,954,475 lekë, detyrim ky që ka ardhur duke u rritur ndër vite e deri në datën 20 shtator 2019 në vlerën prej 93,461,125 lekë.

 

Më tej në dosje thuhet se lidhur me levizjet në bankën “Raiffeisen”, rezulton se shoqëria “Nacional sh.a” duke filluar nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka marrë transferta nga subjekti “PUBLIKIME SHQIPETARE”, në një vlerë totale prej 91,429,376 lekë.

Kjo vlerë, thotë prokuroria është kaluar nëpërmjet 117 transfertave me përshkrim kthim borxhi.

Por pavarëisht kësaj, çuditërisht nuk është gjetur asnjë evidencë financiare, në lidhje me huan e dhënë, që ka sjellë këto transferta me përshkrimin kthim-borxhi.

Exit mobile version