Davide Masa e konsideroi provokuese festën e Romelu Lukakut pas golit të shënuar, pavarësisht koreve raciste, arsye për të cilën akordoi edhe kartonin e dytë të verdhë për sulmuesin e Interit.Fakti që 29-vjeçari nuk i sinjalizoi më herët koret raciste në drejtim të tij duke mos vendosur në dijeni arbitrin, por reagoi në atë mënyrë (Lukaku u drejtohet tifozëve bardhezinj me fjalët “qepeni”), e ka ndarë në dy pjesë opinionin.
Por çfarë thotë rregullorja për kartonin e dytë të verdhë? Protokolli i përditësuar më 1 korrik 2022, në nenin 12, parashikon se:
“Futbollisti duhet të ndëshkohet me karton, edhe nëse goli nuk është i vlefshëm, nëse: u afrohet spekatorëve në mënyrë të tillë që të shkaktojë probleme sigurie dhe/ose ngjitet në tabelat rrethuese, vepron në mënyrë tallëse ose ofenduese, mbulon kokën ose fytyrën me maskë ose sende të tjera të ngjashme, heq fanellën ose mbulon kokën me fanellë”.
Festa e një lojtari në drejtim të tifozëve kundërshtarë për pasojë konsiderohet provokuese. P
randaj vendimi i arbitrit Masa për të nxjerrë kartonin e dytë të verdhë (i pari ishte vendosur për faullin ndaj Gatit) u konsiderua i drejtë dhe mori edhe përgëzimet e disenjatorit të arbitrave Xhanluka Roki, që është shprehur se kryesori ka bërë më të mirën e tij dhe se të tre kartonët e kuq ishin vendimi i duhur.
