Site icon

PSG mund Juventusin, por bardhezinjtë i heqin kreun e grupit që i shkon Benfikës

Surprizë në minutat e fundit të Grupit H të Ligës së Kampioneve, pasi Benfika i ka rrëmbyer nga duart PSG-së vendin e parë në grup dhe vazon e ekipeve të forta në shortin e fazës me eliminim direkt.

Në ndeshjen në Torino, PSG fitoi me shifrat 2-1 ndaj Juventusit, që u përpoq të shmangte një goleadë në një sfidë ku kishte në fushë shumë të rinj si pasojë e mungesave për dëmtime në radhët e bardhezinjve. Mbape dhe Mendes shënuan për francezët, ndërsa Bonuçi realizoi barazimin e përkohshëm për skuadrën e tij.

Por ndërsa PSG vuante për të gjetur rrjetën, Benfika e ktheu në festival golash ndaj Makabi Haifa dhe regjistroi një fitore 6-1 në transfertë. Shifra të cilat e barazuan me pikë dhe me golavarazh me PSG-në. Por fakti se portugezët kishin shënuar më shumë gola në fushën kundërshtare gjatë të gjitha ndeshjeve, ishte ajo që bëri diferencën dhe i dha kryesimin Benfikës, që kështu shkon në fazën tjetër të turneut si skuadra e parë në grup.

Exit mobile version