Site icon

Publikohet audio/ Donald Trump pranon se letrat që shkëmbente me Kim Jong Un janë sekrete

Donald Trump pranoi se letrat që ai shkruante me Kim Jong Un në vitin 2019 dhe që më vonë i mori me vete pas largimit nga Shtëpia e Bardhë ishin sekrete.

Kjo u bë publike nga audio regjistrimi i një interviste që ai i dha gazetarit Bob Woodëard në Dhjetor të atij viti.

Në atë kohë, Trump i tregoi gazetarit letrat që Kim Jong Un i kishte shkruar, duke i thënë: “Askush tjetër nuk i ka, por dua që t’i trajtoni me respekt. Dhe mos thoni që ja u kam dhënë, në rregull”?

Por 1 muaj më pas, kur gazetari i kërkoi të shikonte letrat që Trump i kishte shkruar liderit të Koresë së Veriut, ish-Presidenti iu përgjigj: “Ato janë shumë sekrete”.

Në letrat që Trump shkëmbente me Kim Jon Un, të dy bënin urime për ditëlindje ndaj njëri-tjetrit.

Këto komente të bëra nga Donald Trump në atë kohë kundërshtojnë pretendimin e tanishëm të ish-Presidentit se kur u largua nga detyra nuk mori me vete dokumente sekrete, që kulmuan me kontrollin nga ana e FBI-së gjatë verës në rezidencën e tij private, ku u gjetën dokumente të klasifikuara si sekrete dhe tepër sekrete.

Exit mobile version